2.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Policia jep detaje për vetaksidentin me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.

Barnatorja bimore ”Bio Drini” po zgjerohet, hap pikën e re në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit

Policia përmes raportit 24 orësh njofton se aksidenti ka ardhur pasi drejtuesi i automjetit, shtetas i Shqipërisë, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur një mbrojtëse në rrugë.

“Autostrada Ibrahim Rugova, Km 10 drejtimi Vërmicë, 20.04.2022 – 11:25. Ka ndodhur një aksident trafiku-vetë aksident me fatalitet. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë derisa ka qenë duke drejtuar veturën duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë te rrugës”.

 

“Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar – pasagjer ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë te dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.v

Më Shumë

Hajdari nënshkruan vendim për caktimin e çmimit të derivateve

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës. Qëllimi i vendimit,...

Rexhaj: Serbia vazhdon ta cenojë sigurinë e Kosovës, Radojiçiqi të ekstradohet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se shteti serb vazhdon ta cenojë sigurinë e Republikës së Kosovës. Duke përmendur rastin në Banjskë, Rexhaj...

Lajmet e Fundit