Osmani gjatë iftarit në Prizren përshendet të pranishmit në gjuhën turke

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka qenë e ftuar për iftar në Prizren.

Ajo ka përshëndetur pranishmit në gjuhën turke dhe u ka uruar ditën e këtij komuniteti.

“Diversiteti është ndër vlerat më të mëdha të shtetit tonë! Sot në Prizren iu bashkova festës së 23 Prillit, e njohur në Kushtetutën tonë si Dita e komunitetit turk në Kosovë. I urova qytetarët tanë të komunitetit turk për këtë ditë dhe i falënderova për kontributin e vazhdueshëm në procesin e shtetndërtimit tonë”, shkroi Osmani.

Në momentin kur Osmani e përfundon fjalimin, të gjithë ngriten në këmbë dhe duartrokasin. /Zëri

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit