Kthehet në rigjykim rasti “Veteranët”

Gjykata e Apelit ka bërë të ditur se e kanë kthyer në rigjykim rastin “Veteranët”.

Në mesin e të përfshirëve janë ish-kryeministri Agim Çeku dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

Ndërsa, personat e tjerë të përfshirë janë N.L., S.H., Sh.D., Q.G., Sh.B., A.D., F.F., S.E., F.Sh. dhe Xh.J..

Ata akuzohen për veprën penale  keqpërdorim i detyrës zyrtare, transmeton Klankosova.tv.

“Departamenti Special i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka vendosur që ta aprovoj ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, ndërsa ta anuloj aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, PKR.nr.230/2018, i datës 16 prill 2021 dhe kjo çështje penale do t’i kthehet në rigjykim dhe rivendosje të njëjtës gjykatë“, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Gjykata.

Më Shumë

Komuna e Rahovecit kërkon sanimin urgjent të punimeve në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, paralajmëron masa ligjore

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec ka reaguar ndaj punimeve të kryera pas riasfaltimit të një grope në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, duke i cilësuar...

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Lajmet e Fundit