Haradinaj viziton vendin ku ka rënë vëllai i tij, Luani

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar vendin ku ka rënë vëllai i tij, Luan Haradinaj.

Përmes një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”, Haradinaj, ka thënë se këtë vend e ka vizituar në prag të rënies së heroit kombëtar, Ilaz Kodra.

Me 6 maj 1997, Luan Haradinaj, bashkë me të vëllain Ramush Haradinaj dhe grupin e përbërë nga Fehmi e Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi e Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, u nisën për në Kosovë. Kishin arritur sipër fshatit Larë, fshat ky që ndodhej afër Kushninit të Hasit, në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit”, kur grupi bie në një pritë të ushtrisë jugosllave.

Në këtë pritë vritet Luan Haradinaj, plagoset Rafet Rama, e po ashtu edhe Ramush Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci. Trupi i Luan Haradinajt pushoi në Vlanë deri në çlirimin e Kosovës

Më Shumë

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Sot mbushen 27 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë...

Lajmet e Fundit