Ibra mund të pensionohet në verë dhe të bëhet menaxher

Zlatan Ibrahimovic mund t’i japë fund karrierës së suksesshme si futbollist në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi suedez po përballet me lëndime dhe me formë të luhatshme këtë sezon.

40 vjeçari nuk ka vendosur ende për të ardhmen, por mediat italiane shkruajnë se veterani i futbollit mund t’i vendos këpucët në gozhdë në fund të këtij sezoni.

E me këtë rast, ai do ta niste menjëherë zejen e menaxherit të futbollit, shkruan “Gazeta Express”.

Më saktësisht, mediat italiane shkruajnë se Ibra mund t’i bashkohej agjensionit të formuar nga Mino Raiola, i cili ndërroi jetë së fundmi, derisa ishte menaxher pikërisht i Ibrahimovicit dhe i shumë yjeve të tjerë të futbollit botëror.

Ish-futbollisti i Ajaxit, Juventusit, Interit, Barcelonës, Milanit, Paris Saint-Germainit, Manchester Unitedit dhe Los Angeles Galaxy mund të bëhet pjesë e stafit të krijuar nga i ndjeri 54 vjeçar, ndërsa suedezi do të bëhej menaxher së bashku me kushëririn e Minos, Vincenzo Raiola.

Më Shumë

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit