14.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Mbi 290 mijë punëtorë të sektorit privat aplikojnë për shtesat e qeverisë

Qeveria e Kosovës deri më tani ka pranuar 290 mijë aplikime për shtesat prej  100 eurove për punëtorët e sektorit privat.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Krueziu, i cili ka deklaruar se tashmë është formuar komisioni për verifikim.

“Deri më tani janë mbi 290 mijë aplikime për shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat, teksa aplikimi vazhdon të jetë i hapur. Javën e kaluar është formuar komisioni për verifikimin e aplikimeve ndërkaq këtë javë ka filluar shqyrtimi i aplikimeve”, deklaroi Kryeziu për Telegrafin.

Ai shtoi se pas verifikimit do të fillojnë ekzekutimin e mjeteve.

“Po punojmë që kjo të ndodhë sa më parë”.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve më 21 prill ka hapur platformën online për aplikim për tërheqjen e shtesave prej 100 eurosh për punëtorët në sektorin privat.

Aplikimi për mbështetje vazhdon të jetë i hapur deri më 20 maj dhe bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale të të punësuarit në vegzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Kusht për kualifikim është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore në muajin shkurt 2022.

Kurse, punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, dhe subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022.

Më Shumë

Shkurte Fejza nderohet me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës

Këngëtarja shqiptare, Shkurte Fejza është nderuar me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës. Kështu bëri të ditur kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes...

Suksesi në vlerësimin e brendshëm të shkallës së V-të në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

Në gjimnazin "Gjon Buzuku", të enjten u zhvillua vlerësimi i shkallës së pestë për nxënësit e klasave të XI-ta. Drejtoresha e gjimnazit, Gylaj Shipkovica-Karjagdiu, njoftoi...

Lajmet e Fundit