14.5 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Youssoufa Moukoko kërkohet nga Real Madrid

Një nga talentet më premtues të Borussia Dortmund-it, Youssoufa Moukoko, po kërkon të largohet nga klubi verdhezi.

Sipas raportimeve të gjermanes “Bild”, Real Madrid-i po kërkon të përfitojë nga situata e sulmuesit të ri.

17-vjeçari numëron 21 paraqitje, një gol dhe dy asiste me ekipin e parë të Dortmund-it, në të gjitha garat e këtij sezoni.

Moukoko ende nuk ka fituar fanellën e titullarit në “Signal Iduna Park” dhe mediat gjermane kanë njoftuar më herët se ai nuk dëshiron të rinovojë kontratën që i përfundon në verën e 2023.

Aktualisht, 17-vjeçari vlerësohet 20 milionë euro. Megjithatë, Real-i do provojë ta zvogëlojë këtë shumë, pasi lojtari nuk ka treguar ende asgjë në botën e futbollit, përveç potencialit të madh që ka.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Xheladini uron Ditën e Goranëve në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 Majit – Ditës së Goranëve. Në urimin e tij, Xheladini...

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

Lajmet e Fundit