15.8 C
Prizren
E enjte, 9 Maj, 2024

Mungesë rekorde e punëtorëve në Gjermani, cilat janë profesionet më të kërkuara?

Në Gjermani, situata me mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar në tremujorin e parë të këtij viti është përkeqësuar më tej, sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW).

“Në muajin mars, numri i vendeve të punës të paplotësuara për të cilat punëdhënësit nuk mund të gjejnë fuqi punëtore të përshtatshme u rrit me 88 mijë dhe tani janë 558 mijë vende të lira të punës”, njoftoi Instituti Gjerman i Ekonomisë.

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar, siç tregon më tej anketa, prek të gjitha segmentet e tregut të punës, por është veçanërisht e theksuar në fushën e shëndetësisë, mirëqenies sociale, arsimit dhe ndërtimit.

“Vetëm në sektorët e shëndetësisë, kujdesit social dhe arsimit, gjashtë nga dhjetë vende pune nuk janë plotësuar për shkak të mungesës së fuqisë punëtore adekuate”, tha IW, transmeton Telegrafi.

Në vitet e pandemisë 2020 dhe 2021, fluksi i fuqisë punëtore të kualifikuar nga jashtë u ngadalësua, por tendenca e rritjes së numrit të vendeve të punës të paplotësuara filloi shumë më herët. Një nga arsyet është tërheqja e një brezi të fortë numerikisht nga mesi i viteve pesëdhjetë.

Të shtunën u publikua informacioni i qeverisë federale, sipas të cilit numri i pensionistëve është në rritje vitet e fundit, d.m.th. personat që kanë mbushur moshën 67 vjeç dhe që janë ende aktivë në tregun e punës. Vitin e kaluar, 1.05 milion banorë mbi moshën 67 vjeçare ishin në një formë punësimi, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2010, kur vetëm 685 mijë pensionistë do të punonin ende në pension.

Pjesërisht, ky fenomen shoqërohet me mungesën e profesionistëve, prandaj punëdhënësit kthejnë shumë punëtorë të kualifikuar në punët e tyre të vjetra edhe pas daljes në pension.

Krahas importit të shtuar të ekspertëve nga vendet e Bashkimit Evropian, Gjermania ka lehtësuar procesin e marrjes së lejeve të punës dhe qëndrimit për banorët e vendeve jashtë BE-së. Kështu që nga viti 2016 është në fuqi një program për punësimin e punëtorëve nga Ballkani Perëndimor, i cili mundëson migrimin në tregun gjerman të punës.

Menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë, punëdhënësit dhe sindikatat i kërkuan autoriteteve të heqin pengesat burokratike në mënyrë që të integrojnë sa më shpejt refugjatët nga Ukraina në tregun gjerman të punës.

Më Shumë

‘Rrufe në qiell të hapur’, Bayern refuzohet edhe nga Ralf Rangnick

Ralf Rangnick thuhet se ka refuzuar mundësinë për të zëvendësuar Thomas Tuchel-in si trajner i Bayern Munich-ut, duke e lënë klubin të përpiqet për...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli festojnë përvjetorin e parë të martesës si prindër

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli festojnë sot përvjetorin e tyre të parë të martesës, por edhe me një status të veçantë, pasi pak ditë...

Lajmet e Fundit