33 vjeçari nga Kosova theret me thikë në Mynih

Një 33-vjeçar nga Kosova është therur me thikë në Mynih.

Sipas policisë, motivi i këtij krimi që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen “Oberföhring” është ende plotësisht i paqartë.

E përditshmja e njohur gjermane “Süddeutsche Zeitung” ka raportuar se viktima, pas një operacioni emergjent, ishte jashtë rrezikut për jetën, por ende nuk mund të merret në pyetje.

Kjo gazetë raporton se therja ka ardhur pas mosmarrëveshjes mes viktimës dhe një grupi deri në pesë persona që u përshkallëzua.

Motivi i ngjarjes dhe nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin – të gjitha këto pyetje aktualisht janë ende plotësisht të hapura, sipas policisë.

Viktima është e njohur për policinë për disa krime të mëparshme.

Një banor i zonës e ka parë ngjarjen dhe ka lajmëruar policinë. Autori ose autorët e krimit janë larguar nga vendngjarja, derisa 33-vjeçari i plagosur rëndë u dërgua në spitalin e Mynihut dhe aty iu nënshtrua kujdes intensiv.

Policia e Mynihut po e heton rastin dhe po kërkon dëshmitarë të tjerë që kanë parë diçka të dyshimtë në zonën e Fürkhofstrasse dhe Spilhofstrasse në Oberföhring rreth orës 1 të mëngjesit të së hënës në mbrëmje.

Më Shumë

22-vjeçari nga Peja kapet gjatë natës me pistoletë dhe thikë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë. Sipas njoftimit të policisë,...

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Lajmet e Fundit