Ibrahimoviq nuk do të jetë në gjendje të luaj për tetë muaj, për shkak të operimit

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, do të mungojë deri në tetë muaj në fushë, pas operacionit në gju.

Milan e quajti procedurën në gjurin e tij të majtë “një sukses të plotë”.

40 vjeçari ndihmoi Milanin për titullin e tyre të parë në Serie A që nga viti 2011, shkruan BBC.

Ibrahimoviq, të cilit i skadon kontrata në verë, më herët kishte shprehur dëshirën për të qëndruar me Milanin edhe për të paktën një sezon.

Ish-lojtari i Manchester United dhe Paris Saint-Germain u kthye në San Siro në vitin 2020, pasi kishte fituar Scudetton gjatë periudhës së tij të parë në Milan.

Më Shumë

Haxhiu takon qytetarët në Sharri, Buzez dhe Shajnë: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kandidatin për deputet nga Sharri, Filiz Mustafa, kanë zhvilluar tri takime të ndara me...

VV në Prizren takon gratë e lagjes Dardania

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka zhvilluar një takim me gratë e lagjes Dardania, në kuadër të aktiviteteve të saj politike. Sipas njoftimit të LVV-së, në...

Lajmet e Fundit