22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Ish-kryetari i Trustit: Nëse lejohet tërheqja, të gjitha paratë do të shkojnë në Durrës

Ish-kryetari i bordit në Fondin e Kursimeve Pensionale – Trust, Ymer Havolli, ka thënë se mënyra se si po veprohet me këtë institucion në Kosovë është filli i një politike, e cila e shkatërron.

Ai tha se nuk bën që secila qeveri që vjen, për probleme sociale dhe kriza të ndryshme ekonomike që paraqiten, të drejtohet nga trusti për të tërhequr mjete, sepse sipas tij, ato mjete janë të destinuara për periudhën e tretë të jetës.

“As deputetët, as qeveria e askush nuk është mirë që me kursimet e tyre të shndërrojë nesër njerëz që do të kërkojnë ushqime në kontejnerë për shkak se do të shkatërrohet ky institucion në këtë mënyrë nëse merret kjo qasje”, është shprehur Havolli në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se mjetet e kursyera në trust në asnjë mënyrë nuk guxojnë të rrezikohen, teksa shtoi se nëse lejohet tërheqja e tyre, të gjitha do të shkojnë në Durrës, duke aluduar se do të shfrytëzohen për pushime.

“Deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm, të mendojnë secili nga pozicioni i tyre që nesër edhe ata, pas moshës 65-vjeçare, do t’u duhen këto mjete dhe fundi i fundit është e drejtë kushtetuese e këtyre njerëzve që të posedojnë paratë e tyre dhe nëse u lejohet tërheqja e këtyre mjeteve, të gjitha do të shkojnë në Durrës dhe kurrfarë problemi ekonomik nuk do të zgjidhin”.

“Ka justifikime të llojllojshme që i japin deputetët e njerëzit, por asnjë s’është e justifikueshme që nesër t’i krijojmë njerëzit me probleme”, është shprehur Havolli, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, në sheshet e Prishtinës, është mbajtur një protestë, prej nga i është bërë thirrje qeverisë të lejojë tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga trusti.

Më Shumë

Driton Selmanaj i LDK-së shpalos vizionin për zhvillimin e Prizrenit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka prezantuar sonte programin dhe vizionin e tij për zhvillimin e...

Hapen aplikimet për Bootcamp-et e Inteligjencës Artificiale në Prizren

Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Jug (RDA South), ka hapur aplikimet për fazën e dytë të Bootcamp-eve të Inteligjencës...

Lajmet e Fundit