Hajni tenton t’i vjedh paratë e ndihmave në një xhami në Prizren, nuk arrin ta zhbllokojë arkën

Një rast i tentim vjedhjes është denoncuar gjatë ditës së djeshme në stacionin policor në Prizren, që ka ndodhur para disa ditësh në një xhami në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se tentim vjedhja u zbulua nga pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet se si një person tenton ta vjedhë kasafortën e xhamisë, që ishte e mbushur me para të dhëna për ndihma, por që nuk arrin ta zhbllokojë.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rast dhe të nisin hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Kujtojmë se rastet e vjedhjeve të rënda nuk janë të rralla nëpër xhami në qytete të ndryshme në Kosovë.

Më Shumë

“U godit 5 herë me thikë në shpinë”, konflikti për pronë dyshohet se çoi në vrasjen e imamit në Dragash

Imami i fshatit Zlipotok të Dragashit, Gazmen Tairovci dyshohet se është therur për vdekje për shkak të një prone, konkretisht për prerjen e barit...

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit