8.6 C
Prizren
E mërkurë, 7 Janar, 2026

Perez: Fituam me meritë, Mbappe është harruar

Real Madrid-i e fitoi për herë të 14-të Ligën e Kampionëve, ku në mbrëmjen e kaluar e mposhti Liverpool-in në finale me rezultat 1:0.

Par ndeshjes, presidenti i Real-it, Florentino Perez, ka folur për suksesin e Real-it, në Ligën e Kampionëve, si dhe ka siguruar tifozët se Kylian Mbappe tani është i harruar.

Mbappe ishte pranë transferimit në Madrid gjatë kësaj vere, por në fund ai i la të gjithë gojëhapur, duke zgjedhur të rinovojë me Parisin.

 

“Jam i qetë dhe i lumtur, të gjithë kemi punuar shumë gjatë gjithë sezonit për të arritur një situatë si kjo në të cilën jemi”, ka thënë Perez.

“Real Madrid-i do të vazhdojë gjithmonë të punojë që të ketë lojtarët më të mirë, por Mbappe tashmë është harruar”, shtoi presidenti i Real-it.

“Asgjë nuk ka ndodhur, Real Madrid-i ka pasur një sezon perfekt dhe kjo është një çështje e harruar, ka vetëm një festë të Real Madridit”.

Në vazhdim, i pari i klubit mbretëror, foli edhe për suksesin e sivjetmë të Real-it në Champions.

“Këtë vit kemi pasur një sezon të mirë. Kemi luajtur me të gjitha skuadrat më të mira dhe i kemi mposhtur njëra pas tjetrës”.

“Është një Ligë e Kampionëve shumë e merituar, është rezultat i lojtarëve, trajnerit dhe tifozëve, këta lojtarë janë ndihmuar nga tifozët”, përfundoi presidenti i Real Madridit.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy të plagosur

Dy persona janë plagosur sonte nga të shtënat me armë zjarri që pati sonte rreth orës 22:50 në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.   Rastin e...

Prizreni e nis vitin 2026 me lindjen e foshnjës së parë mashkull

Në minutat e para të vitit 2026, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka ardhur në jetë foshnja e parë...

Lajmet e Fundit