11.6 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Rritet sërish çmimi i naftës në Kosovë, Berjani tregon kur pritet të stabilizohet tregu

Pak ditë pasi çmimet e derivateve të naftës në tregjet botërore ranë për më shumë se 5%, ato sërish kanë pësuar një ngritje. E kjo ngritje çmimesh është vërejtur edhe në Kosovë.

Lidhur me këtë është deklaruar për Gazetën Sinjali edhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Berjani tha se si shkak i agresionit së Rusisë në Ukrainë, ka lëvizje të çmimeve në Berza, e cila reflektohet edhe në Kosovë.

“Brenda kësaj jave do të ketë rritje të lehtë të çmimeve, por nuk mund të flas për shifra sepse ka lëvizje në Berza. Këto lëvizje janë duke ndodhur shkaku i luftës së Rusisë në Ukrainë”, tha Berjani.

Sipas tij, nuk do të ketë stabilizim të tregut deri në përfundim të luftës në Ukrainë.

Në fillimin e agresionit rus në Ukrainë, çmimet e naftës dhe derivateve të saj kanë pësuar rritje pothuajse të papërballueshme.

E çmimet e djeshme të naftës, mund të thuhet se janë më të lartat në Kosovën e pasluftës.

Gjatë ditës së djeshme, në disa pompa të derivateve çmimi i naftës ka shkuar në 1.89 euro për litër.

Më Shumë

Policia po heton zhdukjen e një personi në Rahovec

Një burrë është raportuar i zhdukur që dy ditë në qytetin e Rahovecit. Sipas raportit 24-orësh, ai është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer...

Vjen klipi i “Nan” – kënga që do të pëfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Videoklipi zyrtar i këngës “Nan” kënduar nga Alis është publikuar. Artisti shqiptar me këtë këngë do ta përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 70-të të Eurovision...

Lajmet e Fundit