17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Vdekja e Rexhep Vezajt që u godit nga rrufeja cilësohet e dyshimtë, avokati Berisha: Veprim i panevojshëm dhe i rëndë për familjen

Një rast i rëndë i ndodhi familjes Vezaj në Prizren, pasditen e djeshme, pasi vdiq familjari i tyre, Rexhepi, si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Viktima u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mbijetoi. 55-vjeçari ishte duke mbledhur sanë me traktor, në momentin që rrufeja e goditi.

Viktima u dërgua në spital për trajtim mjekësor, por përkundër intervenimit të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë. 

Ky rast me urdhër të Prokurorit të Shtetit u iniciua si “vdekje e dyshimtë”. Këtë cilësim, avokati Besnik Berisha po e quan të panevojshëm, madje të rëndë për familjen e viktimës.

“Veprim hetimor absolutisht i panevojshëm ne këtë rast, por edhe i rëndë për familjen. Jam kureshtar të di se çfarë pret ky prokuror/e te zbulojë në këtë rast me autopsi?!Definitivisht dikush duhet t’ua mësojë se jo çdo vdekje e raportuar duhet të përfundojë në IML, sidomos kur shkaku i vdekjes është i njohur e dyshime për faj njeriu nuk ka. Kurseni nga traumat e dyfishta familjarët dhe mos i ngarkoni me punë pa nevojë zyrtarët”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Trupi i pajetë i 55-vjeçarit që vdiq tashmë është dërguar në IML për obduksion.

Më Shumë

Lejson Zeqiri i Bashkimit shpallet MVP i publikut

Lejson Zeqiri, basketbollist i Bashkimit, është shpallur MVP i publikut nga ndjekësit e rrjeteve sociale të FBK-së, pas paraqitjes së tij ndaj Borës. Zeqiri realizoi...

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

Lajmet e Fundit