Barcelona kërkon përsëri ulje pagash

Problemi me kufirin e pagave te Barcelona nuk ka kaluar ende. Sipas mediave spanjolle katalanasit po kërkojnë përsëri të ulin pagat e lojtarëve.

Klubi po kërkon të forcohet në merkato. Por, kreu i La Liga-s, Javier Tebas, ia bëri të qarte klubit se në situatën aktuale të borxheve dhe pagave, nuk mund të afrojnë një lojtar të madh. Sidomos kur bëhet fjalë për Robert Lewandowski-n.

Ndaj dhe Barcelona po synon uljen e pagave. Një veprim i tillë do të çonte në shlyerjen e 590 milionë eurove borxh.

Për të fituar më shumë para, Barcelona gjithashtu po synon të shesë te La Liga rreth 25% të të drejtave televizive.

Mediat spanjolle gjithashtu raportojnë se katalanasit po shpresojnë në tërheqjen nga futbolli të Gerard Pique-s. Për dy vitet e ardhshme ai thuhet se do i kushtoj klubit 80 milionë euro.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit