8.5 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

AAK voton sot kryetarin dhe këshillin e përgjithshëm

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas përmbylljes së procesit të brendshëm zgjedhor nëpër nëndegë, degë, Aleancë të Gruas dhe Rinisë, do të mbajë kuvendin zgjedhor.

Në Kuvend do të zgjidhet kryetari dhe këshilli i përgjithshëm i AAK-së.

Kuvendi nis në ora 10:00.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ( AAK) është një parti politike e formuar në vitin 2000 nga parti dhe individë me një të kaluar patriotike. Në fillim, AAK-ja, ishte një koalicion i pesë partive atdhetare. Ndërsa në vitin 2001, dy nga partitë u tërhoqën nga koalicioni. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, për zgjedhjet komunale në vitin 2002, AAK-ja u regjistrua si partie politike e pavarur, dhe filloi të funksionojë si parti e vetme e jo si një koalicion.

Kryetar i partisë që nga themelimi ka qenë (edhe gjatë qëndrimit në burgun e Hagës) dhe është Ramush Haradinaj.

Kurse, më 3 dhjetor 2004 në parlamentin e Kosovës u zgjodh kryeministër me shumicë votash. Më 8 mars të vitit 2005, Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij dhe si rrjedhojë po atë ditë Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës në mënyrë që të përballet me aktakuzën e ngritur nga Tribunali.

Pas zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, Haradinaj u zgjodh Kryeministër i Kosovës më 9 shtator 2017, me 61 vota për dhe 1 abstenim pas një krize të gjatë politike. Pjesa tjetër e 58 deputetëve bojkotuan votimin. Qeveria e tij përbëhet nga një koalicion i madh i quajtur Koalicioni PANA.

Ndryshe, kuvendi mbahet të dielën, me 5 qershor në hapësirat e Hotel Venus (magjistralja Prishtinë – Lipjan), duke filluar nga ora 10:00.

AAK-ja ka pasur katër kryeministra: Dy herë Ramush Haradinaj, pastaj Bajram Kosumin e Agim Çekun./RTKLIVE

Më Shumë

Roja lidhet për një pemë, 3 persona të armatosur futen në një kompani private në Rahovec

Një punëtor në një kompani private në Rahovec është lidhur për një peme në oborr, nga tre persona të cilët kishin hyrë për të...

Cilësia e ujit në Prizren brenda standardeve, përjashtim fshati Muradem

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. – Prizren ka njoftuar se, pas analizave të fundit laboratorike, cilësia e ujit të pijshëm në të...

Lajmet e Fundit