12.4 C
Prizren
E mërkurë, 7 Maj, 2025

Tyson lëndon trajnerin e tij gjatë një ndeshjeje stërvitore

Mike Tyson është boksier i pensionuar me më shumë se 50 vite, por fuqia e duarve të tij nuk ka humbur kurrë dhe në një stërvitje, ai për pak nuk i ka thyer gojën trajnerit të tij.

Tyson ka postuar në llogarinë e tij në Instagram momentin kur godet, Rafael Cordeiro-n në gojë gjatë  stërvitjes.

Tyson shkroi në përshkrimin e videos: “Kur luan me zjarrin përfundimisht do të digjesh. Më falni për këtë”.

 

Seriali kushtuar Mike Tyson, që detajon jetën e ish-kampionit të boksit në peshën e rëndë, pritet të dal së shpejti, pasi tashmë trailer-i është publikuar.

Shfaqja do të nxjerrë në pah momente në jetën e Tyson-it, që nga ditët e tij të trazuara si i ri duke u rritur në New York, deri në stërvitjen e tij magjike nën Cus D’Amato, rrugës për t’u bërë grushtuesi më i frikshëm në historinë e boksit të peshave të rënda.

Mike Tyson ka thënë se ai nuk ishte adhuruesi më i madh i shijes së veshit të Evander Holyfield, 25 vjet pasi e kafshoi atë në ring.

Incidenti bëri bujë në atë kohë dhe është një nga gjërat për të cilat Tyson është më i njohur edhe sot, pavarësisht karrierës së tij të pabesueshme si boksier.

Gjatë një interviste në radio me Alex Jones, Tyson po përtypte një nga ‘Mike Bites’ e tij të njohura, gomat e kanabisit, të cilat janë në formën e veshit të kafshuar të Holyfield.

“Ka shije më të mirë se veshi i Evander”, tha Tyson.

“Veshi i Evander Holyfield ka shije të keqe”.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Koncerti i parë i Bryan Adams në Tiranë, mbi dy orë me hite dhe emocione të fuqishme

Bryan Adams një nga artistët më me ndikim dhe me disqet më të shitur të të gjitha kohërave, me llojin e tij të rok-ut...

Aksident i rëndë në Rahovec (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e njohur “Te Rrasat” në Rahovec. Në një video të publikuar nga Rahoveci n’fokus shihet se...

Lajmet e Fundit