Pulla postare me katër heronj të Kosovës

Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim emisionin e pullave postare me titull: “Tahir Zemaj, Tahir Meha, Mehë Uka dhe Ismet Rrahmani”.

Posta ka vlerësuar se përmes këtyre pullave postare që bartin imazhet e figurave të ndritura të kombit, nderohet heroizmi i tyre.

Me këtë rast, ushtruesja e detyrës së kryeshefes ekzekutive, Fakete Kadiu, me bashkëpunëtorë të saj, priti në Postën e Kosovës anëtarë të familjeve të heronjve me mirëseardhje e vlerësim të lartë për kontributin e tyre dhe flijuan për çlirimin e Kosovës.

Ajo ka paraqitur rolin dhe rëndësinë që kanë pullat postare, të cilat “na bëjnë krenar teksa shëtitin botën edhe në vendet ku nuk e njohin shtetësinë tonë”.

Ndërsa përfaqësuesit e familjeve të heronjve, kanë falënderuar komisionin e Ministrisë së Ekonomisë dhe udhëheqjen e Postës së Kosovës, për nderimin që ia kanë bërë të dashurve të tyre.

 

 

Më Shumë

“U godit 5 herë me thikë në shpinë”, konflikti për pronë dyshohet se çoi në vrasjen e imamit në Dragash

Imami i fshatit Zlipotok të Dragashit, Gazmen Tairovci dyshohet se është therur për vdekje për shkak të një prone, konkretisht për prerjen e barit...

Shqipëria fiton derbin shqiptar në Prizren, Kosova ndërlikon rrugën drejt EuroBasket 2029

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është mposhtur nga Shqipëria me rezultat 89:82 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren,...

Lajmet e Fundit