14.7 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Gjendet pa shenja jete një burrë në Lubizhdë të Prizrenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Lubizhdë të komunës së Prizrenit, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Policia ka pranuar një thirrje për t’i dalë në ndihmë një burri i cili ishte pa ndjenja dhe dyshohej se kishte ndërruar jetë.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë kërkuar ndihmën e ekipit mjekësor. Një ekip i Emergjencës i është përgjigjur thirrjes dhe posa arritën në lokacion, kryen ekzaminimet vitale dhe nga mjeku kujdestar u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.

Ndërkohë Policia ka intervistuar një dëshmitar i cili ndodhej në vendin e ngjarjes, e që kishte provuar që t’i dalë në ndihmë personit që humbi jetën.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes’.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Më Shumë

Bashkimi mposhtet pas vazhdimeve, seria shkon në ndeshjen e pestë në Prizren

Bashkimi është mposhtur nga Bora me rezultat 104:99 pas vazhdimeve, duke bërë që seria gjysmëfinale të barazohet dhe të vendoset në ndeshjen e pestë. Në një...

Këta janë 4 lojtarët që udhëhoqën Bashkimin dhe Borën në këtë seri me më së shumti pikë

Në serinë gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Borës, përgjegjësinë kryesore në sulm e kanë marrë liderët e dy skuadrave, të cilët kanë qenë vendimtarë në...

Lajmet e Fundit