Dybala zikaltër, shifrat e marrëveshjes

Paulo Dybala pritet të zyrtarizohet së shpejti si lojtari më i ri i Inter-it. Sipas “Tuttosport” pritet një takim i ri midis përfaqësuesve të klubit dhe lojtarit për të vulosur gjithçka.

Pas largimit nga Juventus-i, Dybala ka qenë i lidhur me disa klube. Por duket se kërkesat e larta ekonomike të lojtarit kanë bërë që shumica e tyre të tërhiqen.

Inter-i ishte skuadra e vetme në garë dhe pas negociatave ka një dakordësim në parim me Dybala-n.

 

Zikaltrit i kanë ofruar argjentinasit kontratën katërvjeçare me 5.5 milionë euro neto në sezon, plus 1.5 milionë bonuse. Pra për të arritur ne 7 milionë, një më pak se kërkesa e lojtarit.

28-vjeçari ishte pjesë e Juventus-it që nga viti 2015. Në total me fanellën bardhezi ai u paraqit në 293 ndeshje, ku realizoi 115 gola dhe 48 asiste.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit