21.6 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Gruaja i hyn shuplaka burrit në Malishevë

Përditë e më shumë po shtohet numri i rasteve të dhunës në familje në Kosovë. Ani pse zakonisht viktima janë gratë, ka edhe raste kur burrat raportojnë dhunën që përjetojnë nga bashkëshortet e tyre.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se një rast i tillë ka ndodhur sot në fshatin Llapqevë të komunës së Malishevës.

Sinjali mëson se gjithçka ka nododhur në shtëpinë e çiftit, ku pas një mosmarrëveshje mes tyre, ku gruaja më pas e kishte goditur me shuplaka bashkëshortin e saj, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Burri ka kërkuar ndihmë nga Policia, të cilët menjëherë kanë shoqëruar të dyshuarën në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit, ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Më Shumë

Totaj: Mirëmbajtja e gjelbërimit prioritet në zonën historike të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se mirëmbajtja e gjelbërimit, veçanërisht në zonën historike të qytetit, mbetet një nga prioritetet kryesore...

Nesër bllokohet rruga “Halil Berisha” në Prizren për shkak të punimeve në kanalizim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 06 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, rruga...

Lajmet e Fundit