OVL e UÇK-së, pa marrëveshje me Kurtin

U.d i kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk janë dakorduar për asgjë me kryeministrin.

“Nuk u dakorduam me kryeministrin, për faktin se ne i kërkuam që të kthehet pika 3.1 e ligjit për pagat, por ajo qe e pamundur”, tha Klinaku.

Ai tha se në shenjë revolte do të protestojnë sa herë që do të ketë seanca të Kuvendit të Kosovës.

“Sa herë që do të ketë seanca ne do të protestojmë para Kuvendit”, tha Klinaku.

Edhe kreu i i shoqatës së Familjeve e të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, tha se nuk ka gatishmëri për të reflektuar nga ana e qeverisë, prandaj, siç tha ai, ne nuk do të heqim dorë nga kërkesat për veteranë.

“Kanë bërë shkelje ligjore dhe do të kërkojmë të shkojë edhe në interpretim në Gjykatën Kushtetuese”, tha Jashari.RTK

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit