Një delegacion i VV-së viziton shtëpinë muze të Ukshin Hotit më rastin e 79-vjetorit të lindjes

Në rastin e ditëlindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, një delegacion nga Lëvizja Vetëvendosje kanë vizituar shtëpinë muze të Ukshin Hotit.

Sipas një njoftimi, kjo vizitë në shtëpinë e Ukshin Hotit u bë për të kujtuar veprën dhe sakrificën e tij për liri, barazi dhe pavarësi të Kosovës.

“Profesor Hoti ishte shembulli i intelektualit. Ai nuk kurseu asgjë nga vetja për t’i shërbyer të mirës së përgjithshme. Atë me dijen dhe thjeshtësinë e tij e shihnim në protesta, tubime dhe bashkëbisedime me qytetarë ku diskutoheshin shkrime e bindje politike që nuk guxonte t’i botonte asnjë gazetë. Për këtë vuajti shumë vite burg deri në zhdukjen e tij me 16 maj 1999”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se veprimtari Ukshin Hoti u zhduk më 16 maj të vitit 1999 ku më 1994 u dënua me 5 vjet burg, ku pas lirimit nga burgu i Dubravës ai u mor peng dhe më nuk dihet për fatin e tij.

 

Më Shumë

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Lajmet e Fundit