Pas kthimit nga Haga, Konjufca tregon për gjendjen e krerëve të UÇK-së

Kryeparlamentari Glauk Konjufca pas vizitës së tij në Hagë ka treguar për gjendjen e krerëve të UÇK-së.

Sipas Konjufcës, të gjithë janë mirë me shëndet, të fortë e me vullnet, shkruan Insajderi.

‘’Të gjithë i pashë janë mirë me shëndet, të fortë, me vullnet dhe shumë të qëndrueshëm. Shqetësimi i tyre është që pretendohet për disa shkelje që po bëhen edhe nëpër proceura për të cilat absolutisht nuk po ka kurrfar mekanizmi të ankesës dhe i cili i shqyrton. Kjo gjykatë nuk është në kontrollin e askujt.’’, tha ai para mediave.

‘’Ata janë të pakënaqur siç është krejt populli i Kosovës sepse aktakuza lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-së si të tillë’’, shtoi ai.

“Ajo gjykatë është aq e varur sa nuk m’u duk fare e Kosovës që është.”

Kjo është sfidë e e popullit të Kosovës dhe duhet të jemi bashkë.

Më Shumë

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Leon Morina promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e Leon Morinës në ekipin senior, duke vazhduar projektin e zhvillimit dhe promovimit të futbollistëve të dalë nga akademia...

Lajmet e Fundit