Prizren: Klienti i TEB raporton në polici se dikush ia keqpërdori kartelën, bleu gjësende rreth 200 euro

Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetimet për një rast të keqpërdorimit me kartela bankare, që dyshohet të ketë ndodhur dje, në orët e mbrëmjes, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda këtij institucioni kanë bërë të ditur se rasti është denoncuar në Polici nga një qytetar, i cili ishte njoftuar nga banka ‘TEB’ se janë realizuar disa pagesa nga kartela e tij.

Sipas informacioneve të para, një person, akoma i paidentifikuar, ka kryer blerje në vlerë rreth 200 euro nga kartela bankare e këtij qytetari, duke shfrytëzuar platformën përmes telefonit.

Viktimë e këtij keqpërdorimi është një 51-vjeçar, i cili ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë nëse dyshon te ndonjë person i caktuar.

Ajo që dihet deri më tani është se kanë nisur hetimet dhe rasti është iniciuar si “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës”.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Lajmet e Fundit