16.7 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Tetë mjekë akuzohen për vrasjen e Maradonës

Diego Armando Maradona u shua në moshën 60-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak. 25 nëntori i 2020 do të mbahet mend gjatë, pasi bota e futbollit humbi një nga legjendat e saj.

Argjentinasi sapo kishte kaluar një operacion të vështirë dhe ndodhej në shtëpinë e tij, dhe pikërisht për këtë arsye mjekët që u kujdesën për Maradonën përfunduan nën shënjestër, pasi nga një operacion i tillë duhej të ishte nën kujdesin e mjekëve në spital.

8 mjekë tashmë janë akuzuar për vrasje dhe tashmë ata rrezikojnë dhe burgun. I pari në listë është neokirurgu, Leopoldo Luque, psikiatria Agustina, psikologu Carlos Dias, doktori që u kujdes për Maradonën në kushtet e shtëpisë Nancy Forlini, koordinatori i inferimierëve, Marriano Perroni, infermieri Ricardo Almiron, infermieria Dahiana dhe Pedro di Spagna.

Sipas gjykatës, emrat e sipërpërmendur nuk kanë marrë masat e duhura parandaluese për përkeqësimin e shëndetit të Maradonës duke “kontribuar” në këtë formë në vdekjen e tij. Të tetë personat nuk janë të ndaluar për momentin, por rrezikojnë nga tetë deri në 25 vite burg teksa për momentin ende nuk është përcaktuar data e gjyqit.

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka shpallur zgjedhjet e brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Sipas njoftimit, afati për pranimin e kandidaturave dhe grumbullimin e...

Zhvilloi provën e parë në Eurovision, Alis: Emocione trefish më të forta, ëndërr që po bëhet realitet

Alis Kallaci, fituesi i Festivalit të 64 të RTSH me këngën “Nan” ka ndarë emocionet dhe përjetimet nga prova e parë gjenerale në skenën...

Lajmet e Fundit