Dua Lipa përfundon në gjykatë

Dua Lipa është paditur pasi ka postuar një foto të shkrepur nga paparaci në Instagramin e saj. Kjo është hera e dytë që ndodh brenda një viti. Këtë herë, fotografi Robert Barbera, pretendon se këngëtarja ka shkelur të drejtat e autorit pasi postoi fotot që ai i bëri në korrik 2018.

“Pa leje ose autorizim nga paditësi, i pandehuri zgjodhi, kopjoi dhe shfaqi vullnetarisht secilën nga fotografitë e mbrojtura nga e drejta e autorit të paditësit,” thuhet në ankesë. Fotot në fjalë tregojnë Lipën e veshur me një pulovër të zezë që mban fjalën “HEROES” me shkronja të mëdha.

Ashtu si në padinë e mëparshme, e cila ishte nga një kompani e quajtur Integral Images, Barbera pretendon se Lipa përfitoi financiarisht duke postuar fotot e tij me të drejtë autori duke dëmtuar kështu tregun potencial për të. /abcnews.al / KultPlus.com

Më Shumë

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit