9.7 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Shpresa vdes e fundit, nis peticioni për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve për Trustin

“Me 10 mijë nënshkrime mund ta procedojnë në kuvend.

I thashë kryeministrit se çfarë do të thuash nesër që këtë do ta sjellin qytetarët dhe cila do të jetë arsyeshmëria sepse s’do ta kesh më si objektiv opozitën por qytetarin”, tha mbrëmë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Lidhur me këtë, GazetaBlic ka kontaktuar me Adnan Jasharin, organizatorin e protestave për tërheqjen e mjeteve nga fondi pensional. Njëherë për njëherë protesta nuk do të ketë por, kjo nuk do të thotë që qytetarët janë dorëzuar para Qeverisë Kurti, që refuzoi fuqishëm miratimin e kësaj iniciative.

Kështu të paktën sipas Jasharit, i cili i tha GazetësBlic se peticioni për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve do të fillojë shumë shpejt.Peticioni do të bëhet në disa qytete të Kosovës dhe nisma për tërheqjen e parave nga Trusti, do të dërgohet në Kuvend.

Kujtojmë se, Projektligji për trustin ka dështuar të marrë votat për miratim në lexim të parë. Nga 102 deputetë që ishin në sallë, 44 votuan pro, 57 kundër dhe një ka abstenuar.

Më Shumë

Dragash: Nisin vizitat sistematike shëndetësore në shkolla për klasat e para dhe të pesta

Ekipi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash ka filluar zbatimin e programit të vizitave sistematike shëndetësore nëpër shkollat e Komunës së...

“Janë shndërruar në figura irrituese”, Kryeziu i KDI-së me kritika të ashpra ndaj deputetëve të zgjedhur

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvend ku as për të 13-ën herë me radhë nuk u arrit të konstituohet. Për...

Lajmet e Fundit