Marsh paqësor në Prizren për masakrën e Srebrenicës

Me një marshim paqësor, qytetarë nga Prizreni, Novi Pazari dhe Tirana kanë përkujtuar 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku forcat serbe vranë, masakruan e më pastaj zhdukën mbi 8 mijë qytetarët të pafajshëm.

Organizatori i këtij marshi Edis Jonuzi nuk beson se ndonjëherë do të dihet numri i të vrarëve në Srebrenicë në korrikun e vitit 1995.

Edhe kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, është solidarizuar me dhimbjen e nënave të Srebrenicës. Marshimi paqësor për masakrën e Srebrenicës mbahet për të shtatën herë në Prizren, ndërsa simbolika e paqes është mesazhi kryesor që përçohet në çdo përvjetor.

 

 

Më Shumë

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit