18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Pogba sqaron rikthimin në Juventus: Këtë vendim e mori zemra ime

Paul Pogba ishte një nga futbollistët më të përfolur para fillimit të afatit të transferimeve të kësaj vere.Mesfushori francez vendosi të mos rinovonte me Manchester United-in, përkundër pagës shumë të lartë që ia ofruan ata, duke vendosur të rikthehet te Juventus-i.

29-vjeçari ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me një pagë prej 8 milionë euro në sezon, derisa do ta bartë sërish numrin 10 në fanellë, të cilin e kishte mbajtur Paulo Dybala.

Në prezantimin e tij, francezi ka theksuar se nuk është shkëputur kurrë nga Juventus-i pasi ka qëndruar në kontakt me miqtë e lënë në Torino ndërsa shtoi se vendimi për t’u rikthyer ishte çështje e zemrës.

 

“Këtë vendim e mora nga zemra dhe e di që është i duhuri. Kjo fanellë është gjithçka për mua. Juventus më dha mundësinë të isha ky që jam. Tani dua t’iu rikthej kënaqësinë duke fituar trofe me këtë klub”, tha Pogba.

“Mora sërish numrin 10 të cilin e ka lënë miku im Dybala, jam shumë i lumtur. Tifozëve ju them se jam shumë i gëzuar dhe do kënaqemi së bashku duke fituar trofe”, u shpreh më tej francezi.

Kujtojmë që francezi rikthehet në Torino pas gjashtë vjetësh. Ai u transferua në vitin 2016 në Manchester United për shumën e 105 milionë eurove.

Ndërsa, pikërisht Manchester-i është klubi që e largoi Pogba-n, duke e lejuar një transferim me parametra zero në Juventus në verën e vitit 2012.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Malisheva e shokon në fund Prishtinën

Malisheva ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Prishtina, sfidë që u zhvillua në Hajvali. Mysafirët arkëtuan pikët e plota me rezultat 0-1, ku...

Nis sonte Hasi Jehon 2026 në Gjonaj

Sonte hapet edicioni i 37-të i festivalit folklorik “Hasi Jehon 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajonin e Hasit. Festivali do të...

Lajmet e Fundit