10.9 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Boshnjakët duan që Zhupa të pavarësohet nga Prizreni

Partia Boshnjake “Nisma Jonë” po zhvillon një peticion me anë të të cilit kërkon që rajonin e Zhupës së Prizrenit ta bëjë komunë.

 

 

Iniciativa është nënshkruar nga rreth 750 banorë të tjerë të Reçanit. Madje aksionit iu bashkuan edhe politikanet, Duda Balje dhe Adriana Hoxhiq.

E për të arritur mbledhjen e rreth 5 mijë nënshkrimeve nga gjithë ky rajon, organizatorët vendosën ta ndërpresin këtu aksion për të vlerësuar vazhdimin edhe në fshatrat tjera.
Veçse këta janë të bindur se kërkesa është e drejtë, njofton Klan Kosova.

“Bashkësia boshnjake është e dyta në Kosovë, për nga numri i popullsisë në radhët e komuniteteve joshumicë. Serbët që janë të parët, nëse nuk gaboj i kanë 11 komuna. E ne si të dytët, fatkeqësisht nuk e kemi asnjë komunë. Edhe turqit që janë shumë më pak se na e kanë një komunë”, tha Azmir Miftari, ushtures i detyrës i Kryetarit të Këshillit të Përgjithshëm, “Nisma jonë”.

Sipas tij boshnjakët e rajonit që ka rreth 10 mijë banorë, e përfshinë afërsisht 20 fshatra me marrjen e komunës e kanë një arsye më pak për t’u larguar.

Nënshkrimet e mbledhura do t’i dorëzohen presidentes, kryeministrit, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe ambasadave.

E nga MAPL thanë për Klan Kosovën se kanë marrë 19 kërkesa për themelimin e komunave të reja.

Sipas Ministrisë, kërkesat e adresuara përmbajnë një përshkrim sipërfaqësor dhe nuk thellohen në te dhëna që janë të domosdoshme për themelimin e komunave të reja.

 

Më Shumë

Finalja e dytë e Ligës së Parë, Drita pret Prizrenin

Finalja e “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve vazhdon me ndeshjen e dytë, ku KB Drita përballet me Proton Cable Prizreni në një...

E mitura nga Landovica gjendet në Gjakovë, deklaron se me dëshirë po bashkëjeton me një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë nga fshati Landovicë në Prizren ka raportuar të zhdukur vajzën e tij të mitur. Siç...

Lajmet e Fundit