Një vajzë tenton t’i jap fund jetës te Ura e Fshejt

Një 33 vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës.

Ajo është hedhur në lum te Ura e Fshejt në Gjakovë.

Siç raporton Sinjali, 33 vjeçarja u hodh nga një breg në lartësi prej dy metrave në afërsi të urës së

Fshajt në lumin Drin, por fatmirësisht është shpëtuar nga një peshkatar i cili ishte duke peshkuar në afërsi.

Motivi i 33-vjeçares, për t’i dhënë fund jetës së saj lidhet me dëshpërimin dhe pamundësinë për të pasur fëmijë edhe pse është e martuar që 9 vite.

Fal ndërhyrjes me kohë të peshkatarit, 33-vjeçarja është shpëtuar pa lëndime të rënda dhe në gjendje stabile i është dorëzuar edhe Policisë për veprime të mëtutjeshme.

 

 

Gazeta Sinjali ka komunikuar edhe me Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës të cilët e kanë konfirmuar rastin.

“Me datën 29.07.2022 rreth orës 17:55 është pranuar infromacion se viktima, femër e lindur në vitin 1989 është hedhur në lumin “Drini i Bardhë” me qëllim të vetevritej.

Dëshmitari mashkull/kosovar e kishte nxjerr nga uji duke mos e lënë të dëmtoj vetën. Policia ju është përgjigjur rastit si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Tentim vetevrasje’”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Më Shumë

Ministrja Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Prizren: Nuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin...

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Lajmet e Fundit