Grupi ‘Hercules & Love Affair’ mban sot koncert në Prizren

Grupi i njohur muzikor, “Hercules & Love Affair” do të mbajë sot një koncert në kuadër të Festivalit “DokuFest”, që po mbahet në Prizren.

Performanca e këtij grupi do të mbahet në Kinemanë “Lumbardhi Bahçe” në orën 20:00, në kuadër programit, “Dokunights”.

Gjatë ditës së sotme do të shfaqen disa filma në disa kategori të Festivalit “DokuFest”.

Flim “Delikado”, në kategorinë “Green Dox”, do të shfaqet në “Lumbardhi Indoor” në orën 14:00.

Në ora 17:00, në kuadër të programit “DokuTalk” do të mbahet një panel diskutimi me temën “Hyrje në ekonominë e industrive të bazuara në të drejtat e autorit”, në shtëpinë e Shani Efendisë.

Filmi “This Stolen Country of Mine”’, pjesë e programit “Truth Dox”, do të shfaqet në “Cinemarine 1” në orën 18:00.

Shumë filma do të shfaqen edhe në kuadër të programit special të “DokuFestit”./Kallxo.com/

Më Shumë

Përleshje fatale në Dragash – një i vdekur, i dyshuari në arrati

Në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është raportuar një rast i rëndë, ku fillimisht ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Sipas informacioneve zyrtare,...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit