Vdes edhe i lënduari i dytë nga aksidenti rrugor në Zhur të Prizrenit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një person i cili ishte aksidentuar më 12 korrik në fshatin Zhur të Preizrenit dhe që po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas policisë personi i vdekur është viktima e dytë e këtij aksidenti.

“Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se edhe vozitësi mashkull kosovar ka vdekur. Viktima e dytë e këtij aksidenti. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i policisë në Prizren, e ka konfirmuar për KALLXO.com, se bëhet fjalë për aksidentin i cili kishte ndodhur mes një kamioni dhe një veture, për të cilin është raportuar në media më 12 korrik.

Në ditën kur kishte ndodhur aksidenti kishte vdekur një person dhe dy të lënduar.

Më Shumë

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Lajmet e Fundit