Kurti, serbëve: Ndërroni targat, dokumenti për hyrje-dalje s’e pengon lirinë e lëvizjes

Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme të Qeverisë duke iu bërë sërish thirrje serbëve që t’i konvertojnë targat e automjeteve të tyre në RKS.

Kurti tha para ministrjave se “Ministria e Punëve të Brendshme i ka dhënë sqarimet për procedurat dhe lehtësitë” lidhur me këtë çështje.

“MPB ka publikuar të gjitha njoftimet në gjuhën shqipe dhe serbe, teksa ka pasur edhe aktivitete informuese në terren”, tha Kurti.

Ai tregoi për përfitimet e qytetarëve serbë nga konvertimi i targave të automjeteve të tyre.

“Konvertimi i targave të automjeteve nga ato ilegale në ato RKS i shërben rendit dhe ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë në gjithë Republikën tonë”, tha Kurti.

Kryeministri përmendi lirimin nga taksat dhe tarifat me këtë rast, që tha se “në vlerë totale kapin shifren prej rreth 5 mijë euro”.

Ai foli edhe për vendimin për pajisjen me dokumentin për hyrje-dalje, që u shtye për të nisur së zbatuari nga 1 shtatori.

“Vendimi për pajisjen me dokumentin për hyrje-dalje nuk do ta pengojë lirinë e lëvizjes”, tha Kurti.

Ai tregoi se dokumenti nga institucionet e Kosovës në kufi lëshohet për 20 sekonda, ndërsa theksoi se procedura e kësaj nga ana e Serbisë ua merr qytetarëve të Kosovës 10 deri në 60 minuta kohë.

Kurti foli edhe për informacionin e rremë nga Beogradi se qytetarëve serbë do t’u konfiskohen dokumentet e identifikimit, ndërsa i porositi qytetarët: “Mos lejoni të dezinformoheni nga ata që synim e kanë destabilizimin”.

Të njëjtat fjalë, kryeministri i tha edhe në gjuhën serbe.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit