11.7 C
Prizren
E premte, 17 Tetor, 2025

Fikayo Tomori gati të hedh firmën në kontraten e re

Mbrojtësi i Milan-it, Fikayo Tomori do të nënshkruajë kontratën e re afatgjate me kuqezinjtë, raportojnë mediat britanike.

24-vjeçari, i cili ka tre paraqitje për Anglinë, thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje të re pesëvjeçare në “San Siro”, e cila do të shmang interesimin nga Premier League.

Tomori ka qenë në formë mbresëlënëse që kur iu bashkua Milan-it nga Chelsea në vitin 2021. Sipas “The Times”, tani do të shpërblehet me një kontratë të re.

Anglezi i lindur në Kanada u ble për rreth 30 milionë euro nga Milan-i. Aktualisht vlera e tij ka shkuar në 50 milionë sipas “Transfermarkt”.

Mbrojtësi luftoi për minuta te Chelsea nën drejtimin e ish-menaxherit Frank Lampard, ndaj dhe pranoi të shkonte te kuqezinjtë. Lëvizja dha rezultat dhe ai tani është ndër mbrojtësit më premtues në Europë.

Marrëveshja e re me Milan-in do e bëjë Tomori-n të përfitojë dhe një pagë më të lartë se aktualja.

Anglezi ka dhe tre vite kontratë me kuqeiznjtë.

Përgjatë dy sezoneve me skuadrën nga Serie A, Tomori është paraqitur në 62 ndeshje, nga ku ka realizuar dhe dy gola.

Ai ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milan-it sezonin e fundit, ku ata u rikthyen te titulli në kampionat pas më shumë se 10 vjetesh.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Driton Selmanaj me 1,534 vota më pak se LDK-ja në Prizren

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka marrë 1,534 vota më pak se sa subjekti i tij...

Tetori i ndërgjegjësimit – Dyshohet se aparati i mamografisë në QKMF-në e Suharekës është jashtë funksionit!

Në një periudhë ku ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit është thelbësor, aparati i mamografisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë thuhet të...

Voton Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit