Spitali i Prizrenit: 4 pacientë me COVID-19 janë në trajtim mjekësor

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 55 pacientë me COVID-19 janë në trajtim mjekësor.

“Bazuar në raportet e datës 14 gusht 2022 nga klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, 55 pacientë me COVID-19 janë në trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Raporti i datës 14 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 20 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Mjekim Intensiv Qendror, 1 rast

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 9 pacientë

Spitali i Gjilanit, 5 pacientë

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit