Si u shkaktua vet-aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

Një person nga pakujdesia ka shkaktuar vet-aksident trafiku, ku për pasojë ka humbur jetën si dhe janë lënduar katër persona.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 13:30, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Vozitësi mashkull kosovar nga pa kujdesia ka shkaktuar vet-aksident trafiku. Si pasojë, vozitësi ka humbur jetën dhe janë lënduar katër pasagjer kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Më Shumë

Përleshje fatale në Dragash – një i vdekur, i dyshuari në arrati

Në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është raportuar një rast i rëndë, ku fillimisht ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Sipas informacioneve zyrtare,...

Nderohen dëshmorët dhe martirët në Budakovë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për homazhet e zhvilluara në fshatin Budakovë, në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të kombit. “Sot i nderuam...

Lajmet e Fundit