14.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Asllani: Admiroj Pirlon, çfarë emocioni kur…

Kristjan Asllani është padiskutim një ndër lojtarët më të përfolur në shtëpinë e Interit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka folur gjatë një interviste me programin “MatchDay Programme”, rritjen e tij profesionale dhe për golin e tij ndaj Interit sezonin e kaluar, kur mbante veshur fanellën e Empolit:

Rritja – “Ka shumë persona që kanë kontribuar në rritjen time. Para se të gjithë, familja ime dhe më pas njerëzit që pata fatin të takoj në fushë. Trajnerë si Andreazoli që më dhanë besim dhe mundësi të shprehem, si Romagnoli që ishte pikë referimi për mua dhe Samir Ujkani që më ndihmoi shumë në çdo gjë.”

Brozovic – “Tani kam fatin që të luaj me Brozovic, i cili është një lojtar që të mëson shumë.”

Sneijder dhe Pirlo – “Nuk kam pasur kurrë një idhull, por kam admiruar shumë lojtarë nga temperamenti e deri te teknika, një ndër to hyn edhe Sneijder dhe Pirlo. Mësimi më i rëndësishëm që më kanë dhënë është ai i qëndrimit të përulur, me këmbët në tokë.”

Goli ndaj Interit – “Goli më i rëndësishëm për mua ishte ai i shënuar në ‘San Siro’ kundër Interit sezonin e kaluar. Tani unë jam pjesë e kësaj skuadre, kështu që është e çuditshme, por ai gol është pjesë e asaj që unë u transferova këtu. Goli im i parë me Interin, erdhi kundër Monaco-s, edhe ai gol ishte i pabesueshëm. Si tifoz interist që jam, të dëgjoje tifozët që bërtisnin emrin tënd ishte një emocion i papërshkuar.”, përfundoi Kristjan Asllani.

Më Shumë

3:0 për Trepçën, kualifikohet në finale

Trepça është kualifikuar në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Mitrovicasit në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale shënuan fitore ndaj Sigal Prishtinës...

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se shuma totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po pritet për ratifikim...

Lajmet e Fundit