Me pistoletë lodër kryen vjedhje në Prizren

Policia e Kosovës njoftoi se një person në Prizren gjendet në arrati, nën dyshimin se ka vjedhur një orë dore dhe një telefon mobil.

Sipas njoftimit policor, i dyshuari të shtunën e kishte kërcënuar viktimën me një pistoletë lodër, ndërsa ia kishte marrë orën e telefonin, ndërkaq gjatë ndjekjes nga Policia, të dyshuarit i kishte rënë pistoleta.

Rasti po hetohet, ndërsa është iniciuar si “vjedhje e rëndë në mënyrë të vrazhdë”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari i pa njohur i kishte vjedhur një orë dore dhe telefonin mobil dhe pasi që viktima kishte vërejtur dhe ka tentuar t’ia marrë, i njëjti kishte nxjerr një pistoletë. Gjatë patrullimit zyrtarët policore kanë vërejtur të dyshuarin dhe gjatë ndjekjes i kishte rënë pistoleta lodër. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e plotë policor.

Më Shumë

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Lajmet e Fundit