Qeveria ndan 41 milionë euro si mbështetje për qytetarët për tejkalimin e krizës energjetike

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 41 milionë eurove për Ministrinë e Ekonomisë, si mbështetje për qytetarët për tejkalimin e krizës energjetike.

Sipas kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se mjetet do të merren nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike dhe të transferohen në Ministrinë e Ekonomisë.

“Propozim-vendimi tjetër ka të bëjë me kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë që ishte për ndarjen e 41 milionë eurove për zbatimin e vendimit 13/19 të datës të datës 14 korrik i plotësuar dhe ndryshuar lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike për zbatimin e masës 3.17. Pra mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike, pra kjo ka të bëjë edhe me zotimin që kemi si qeveri, për t’i mbështetur qytetarët në tejkalimin e krizës energjetike dhe përballimin e tarifave të shtrenjta të importit…”, ka thënë Murati.

Më Shumë

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit