18.7 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Ja Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri-sot nisi shpërndarja

Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, ka filluar të shpërndahet, edhe pse pamja e saj deri më sot nuk është zbuluar.

Sidoqoftë,  bazuar në foto të dërguara nga shtëpia botuese “Dukagjini” për RTKlive, shihet e Abetarja Kosovë-Shqipëri, është shtypur dhe pritet të jetë në duart e nxënësve.

Nga kjo shtëpi botuese thonë se Abetarja e përbashkët është gati dhe e njëjta ka filluar të shpërndahet sot, ndonëse gjatë dy ditëve të fundit, RTK nga shumë burime, ka bërë përpjekje të mësojë se deri ku ka mbërritur procesi i përgatitjes së saj.

Megjithatë, nga kjo shtëpi botuese thonë se fillimisht, e njëjta ka nisur të shpërndahet në shkollat e fshatrave të vendit.

Sipas kësaj  shtëpie botuese, Abetarja e përbashkët do të shpërndahet gjatë fundjavës në shkollat e kryeqytetit.

Sqarimi i kësaj shtëpie botuese e cila krahas asaj “Pegi” në Tiranë  janë fituese për  shtypjen e Abetares, erdhi pas lajmit të publikuar në RTKlive se Abetarja e përbashkët nuk është shpërndarë e për më tepër, nuk dihet as pamja e saj.

Ndërkohë, Edona Kurleshi nga Zyra për Informim në Ministrinë e Arsimit, nëpërmjet telefonit tha për RTK- në se shpërndarja e Abetares nëpër shkolla është duke u jetësuar.

Megjithatë, nga MASHT-i nuk kanë dhënë informacione se në cilat shkolla apo në cilat komuna është duke u shpërndarë Abetarja e re.

Gjatë dy ditëve të fundit, RTK është përpjekur të mësojë nga Ministria e Arsimit në Kosovë, ajo në Shqipëri, shtëpitë botuese dhe autorë të ndryshëm se çfarë është duke ndodhur me Abetaren e re.

Por në të gjitha rastet, nuk janë  dhënë sqarime zyrtare.

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, në deklarim për Radio Kosovën, tha se Abetarja tanimë ka përfunduar dhe pritet edhe shpërndarja e saj nëpër shkolla.

“Ne kemi pasur kujdes, sepse kalendari i fillimit të vitit shkollor nuk është i njëjtë në Kosovë dhe Shqipëri dhe kemi kërkuar që puna të përfundojë me herët, në mënyrë që Abetarja të jetë e gatshme për 1 shtator, kur edhe zyrtarisht fillon mësimi në Kosovë”, tha Pupovci.

Ndërkohë, RTKlive sot gjatë pasdites ka kontaktuar me disa Drejtori të Arsimit në komunat e vendit.

Kështu, në tri shkolla të fshatrave në Vushtrri,  si në Pestovë, Maxhunaj dhe Vilanc, ka mbërritur Abetarja e përbashkët.

Në anën tjetër, siç njoftojnë korrespodentët e RTK-së, në Gjakovë ende nuk ka mbërritur Abetarja e përbashkët ashtu siç nuk ka mbërritur as në Deçan.

Gjithashtu, sipas informacioneve të fundit, Abetarja e përbashkët nuk ka mbërritur as në Ferizaj.

Zyrtarë të Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë thanë për RTK-në se pritet që ajo të shpërndahet me 1 shtator.

RTK ka konfirmuar nga DKA në Prizren se as në këtë komunë dhe këtë rajon, Abetarja e përbashkët ende nuk ka mbërritur.

Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri është dakordim i qeverive të të dy shteteve.

Nga ky vit shkollor, pritet të fillojë edhe mësimi nga e njëjta Abetare.

Më Shumë

Aksident i rëndë në Rahovec (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e njohur “Te Rrasat” në Rahovec. Në një video të publikuar nga Rahoveci n’fokus shihet se...

Koncerti i parë i Bryan Adams në Tiranë, mbi dy orë me hite dhe emocione të fuqishme

Bryan Adams një nga artistët më me ndikim dhe me disqet më të shitur të të gjitha kohërave, me llojin e tij të rok-ut...

Lajmet e Fundit