-5.7 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

Kurti në Këshillin e LVV, paralajmëron ndryshime në Qeveri

Lëvizja Vetëvendosje, parti kjo që drejtohet nga kryeministri aktual, Albin Kurti, po mban mbledhjen e përgjithshme të Këshillit Drejtues.

Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti, iu tha ministrave dhe zëvendësministravve që vijnë nga partia e tij, se do të vlerësohenpër punën që kanë bërë.

Për rrjedhojë, ai nuk përjashtoi  të ketë edhe ndryshime brenda kabinetit qeveritar.

Kurti tha se ministrat duhet të shërbejnë, e jo të sundojnë.

“Nuk kemi nevojë për mendjemëdhenj. Kush e merr një pozitë në qeverinë time, e merr për të shërbyer, jo për të sunduar”, tha Kurti, duke shtuar se ministrat e zv.ministrat nuk janë shefa.

Duke kërkuar modesti nga ta, Kurti u shpreh se kjo duhet të jetë parim kryesor sidomos në këtë kohë krize.

Kryeministri Kurti kritikoi edhe mungesën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nëpër seanca të Kuvendit.

Në këtë pikë, ai dha një paralajmërim.

“Askush nuk e ka votuar deputetin tonë që të mungojë në seanca. Deputetët tanë janë të mirë por keni mundësinë të shkëlqeni”.

Sipas tij, reformim duhet të ketë edhe në administratë, pasi siç u shpreh Kurti, ka “elementë që nuk e kryejnë punën për të cilën paguhen”.

Sipas Kurtit, nuk do të mjaftojë të thuhet se ministrat nuk po vjedhin.

“Kjo duhet të shoqërohet me rezultate sipas programit qeveritar dhe planit të punës”./rtklive

Më Shumë

Mbi 300 kërkesa për dëmet nga vërshimet në Komunën e Rahovecit

Komisioni për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga vërshimet në Komunën e Rahovecit ka pranuar deri më tani rreth 320 kërkesa nga qytetarët e...

Janis Joplin, zëri i shpirtit rebel që ndryshoi historinë e rock-ut

Janis Joplin, e lindur më 19 janar 1943 në Port Arthur të Teksasit, mbetet një nga figurat më ikonike dhe më të fuqishme të...

Lajmet e Fundit