Sevilla e kërkon Januzajn

Adnan Januzaj e ka mbyllur aventurën me Real Sociedad-in në Spanjë, derisa tani mbetet futbollist pa klub.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, klubi i Sevilla-s është në bisedime të avancuara me Januzajn për një transferim të mundshëm në dy ditët e ardhshme.

Futbollisti i Sevilla-s, Lucas Ocampos, me shumë mundësi do të transferohet te Ajax-i, andaj ata kërkojnë të kenë më shumë opsione në atë pozitë, duke transferuar pa para Januzajn.

 

27-vjeçari në orët e fundit ishte i lidhur edhe për një transferim të mundshëm në Serie B te Venezia, por tani gjërat mund të ndryshojnë pas interesimit të klubit spanjoll.

Mesfushori me origjinë nga Kosova së fundmi ishte pjesë e Sociedad-it për pesë sezone, derisa u transferua në vitin 1017 nga Manchester United-i për 8.5 milionë euro.

Ai në total ka zhvilluar 168 ndeshje në të gjitha garat me klubin bask, prej të cilave ka shënuar 23 gola.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit