8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Kastrati: Janë ekzekutuar mjetet për subvencionimin e qumështit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli, e kanë vizituar sot njërën nga pikat e grumbullimit të qumështit dhe i kanë njoftuar fermerët, se janë ekzekutuar mjetet për subvencionimin e qumështit, prej 3 cent për çdo litër qumësht të dorëzuar.

Po ashtu, kryetari Kastrati i ka njoftuar fermerët, se i kanë filluar procedurat edhe për furnizimin e tyre me bidon për qumësht, me qëllim të ruajtjes së cilësisë së qumështit. “Ashtu siç kemi premtuar, gjatë javës së kaluar i kemi ekzekutuar mjetet për subvencionimin e qumështit, për gjashtë mujorin e parë, nga 3 cent për çdo litër qumësht të dorëzuar, e po ashtu ju njoftoj se i kemi filluar edhe procedurat për furnizim me bidon për qumësht, me qëllim që të lehtësohet puna juaj për ruajtjen e cilësisë së qumështit, dhe premtoj se do të vazhdojmë me përkrahje në të gjitha fushat e bujqësisë”, ka thënë kryetari Kastrati, gjatë vizitës në pikën e grumbullimit të qumështit në Tërpezë e Poshtme, te fermeri Sami Krasniqi.

“Unë ju falënderoj juve fermer e bujq të komunës sonë, për punën dhe mundin që bëni. E di djersën e bujkut, prandaj angazhimi ynë do të jetë maksimal, për përkrahje në të gjitha fushat e bujqësisë dhe buxheti do të ndahet drejtë për çdo sektor”, tha Kastrati, i cili gjithashtu tha se “qëllim i yni është, që të kemi sa më shumë produkte vendore në treg dhe në “sofrat” tona, ndërsa për çdo problem që kanë bujqit, dera e kryetarit të komunës, është hapur për ta”.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli, ka bërë të ditur, se janë ekzekutuar mjetet për subvencionim të qumështit, në vlerë prej 30 mijë euro, për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, për mbi 80 fermer të Komunës së Malishevës, të cilët e dorëzojnë qumështin në pikat grumbulluese dhe kjo përkrahje për qumësht, por edhe në fushat tjera të bujqësisë do të vazhdoj. Ai po ashtu ka bërë të ditur “se janë duke punuar, që në vitin tjetër të rritet përkrahja në bujqësi”.

Më Shumë

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

U tha se u nda me të dashurën pasi flirtoj më njërën nga vajzat në ‘’Ferma Vip’’, reagon Robert Berisha

Robert Berisha është njëri nga meshkujt shqiptar, që përmendet më së shumti për lidhjet e tij të dashurisë. Së fundmi ai ishte pjesë e Reality...

Lajmet e Fundit