Një grua në Prizren rrihet dy ditë rresht nga burri me të cilin bashkëjeton

Në qytetin e Prizrenit ka ndodhur një rast i dhunës në familje.

Siç njofton policia, një grua ka treguar se për dy ditë me radhë është rrahur nga i dyshuari me të cilin bashkëjeton.

“Ankuesja, kosovare, ka raportuar se gjatë periudhës së lartpërmendur, i dyshuari me të cilin bashkëjeton, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime trupore. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Lajmet e Fundit