11.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Wilder kërkon duel me kampionin Usyk, “ziejnë” peshat e rëndë në boks

Deontay Wilder ka vendosur të rikthehet fuqishëm në ringun e boksit. Boksieri amerikan, nuk ka shkelur më në ring që kur u shkatërrua nga Tyson Fury.

Tani, ‘Bomberi i Bronztë’ ka vendosur t’i kthehet ringut dhe në mendje ka duelin me ukrainasin Oleksandr Usyk.

“Do t’i luftoj të gjithë. E ardhmja është e ndritur. Mbreti është kthyer. Jam kthyer pas kërkesave të shumta. Isha në shtëpi duke pushuar, duke shijuar momente me familjen”, ka thënë Wilder.

“Mendoj se Usyk është shumë i vogël. Mendoj se edhe kondicioni i tij shfaq problem po ashtu. E patë me Joshua. Nëse Joshua do të kishte kondicion më shumë, do të kishte rezultat tjetër.

Para se të arrijë një duel të mundshëm me Usyk, Wilder duhet të përballet me Robert Helenius më 15 tetor. Amerikani aktualisht qëndron në 42 fitore, dy humbje dhe një barazim (41 të fituara me nokaut).

Më Shumë

Avdyli: Shumica në VV ishin pro Osmanit – e luta Kurtin ta propozojë për presidente, por s’më dëgjoi

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se brenda GUXO-s ministrja Donika Gërvalla nuk ka pasur mbështetje të qartë për Vjosa...

Punime në rrugën “Medlin Ollbrajt” të Malishevës, mbyllet përkohësisht një pjesë e qarkullimit

Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Malishevës ka njoftuar qytetarët për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në rrugën “Medlin Ollbrajt”, për shkak të punimeve...

Lajmet e Fundit