102 raste të dhunimit janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë vitit të kaluar

Rastet e dhunimit në Kosovë, janë bërë dukuri shqetësuese vitet e fundit. Vetëm gjatë vitit 2021, në Policinë e Kosovës (PK) janë raportuar 102 raste të veprës penale “Dhunimi”.

Kështu është bërë e ditur në një përgjigje nga Policia e Kosovës, dhënë për “Betimi për Drejtësi”.

Sipas policisë, në këtë numër të rasteve të raportuara, hyjnë të gjitha grupmoshat dhe pa dallime gjinore.

Tutje, Policia thekson se janë të përkushtuar për parandalimin dhe reduktimin e rasteve të tilla.

“Policia e Kosovës trajton  me seriozitet të lartë të gjitha rastet duke përfshirë edhe rastet e dhunës seksuale. Ndër vite, policia ka realizuar edhe fushata vetëdijësuese me qëllim të inkurajimit të viktimave për të  raportuar të gjitha rastet, veçanërisht rastet e ndjeshme si dhuna seksuale, dhuna në familje etj, e që përveç punëve operacionale gjithashtu objektiv i Policisë ka qenë parandalimi dhe reduktimi i rasteve të tilla”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ndryshe, rasti i fundit ku një 11-vjeçare dyshohet se u dhunua nga pesë persona, ka nxitur reagime të shumta, ndërsa kërkohet dënim meritor për kryerësit e kësaj vepre penale.

Më Shumë

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Lajmet e Fundit