Juventus largon mesfushorin pas vetëm gjashtë muajsh

Denis Zakaria do të largohet nga Juventus-i. Zvicerani do të veshë fanellën e Chelsea-t këtë sezon.

Pas vetëm gjashtë muajsh në Torino, Zakaria do të kalojë në “Stamford Bridge”.

25-vjecari u ble nga Juventus-i në janar të këtij viti për rreth 9 milionë euro nga Borussia Monchengladbach.

Ai do të huazohet deri në fund të sezonit te Chelsea, të cilët kanë të drejtën e blerjes së kartonit pas përfundimit të periudhës së huazimit.

Chelsea duhet të paguajë 30 milionë paund, nëse dëshiron ta blejë përfundimisht mesfushorin. Gjithashtu blutë do të mbulojnë 100% pagën e tij gjatë periudhës së huzaimit.

Zakaria deri më tani është aktivizuar në 15 ndeshje me bardhezinjtë, ku ka arritur të shënoi një gol, si dhe të dhuroi një asistim.

Kujtojmë se Juventus ka bërë disa lëvizje të rëndësishme në mesfushë këtë merkato. Ata kanë larguar emra si Aaron Ramsey, Arthur Melo, Nicolo Rovella dhe tashmë Zakaria.

Ndërsa, aktualisht janë në skuadër Manuel Locatelli, Paul Pogba, Nicolo Fagioli, Leandro Paredes, Adrien Rabiot dhe Fabio Miretti.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

EC Ma Ndryshe: Qendra Historike e Prizrenit kërkon mbikëqyrje më të fuqishme institucionale

EC Ma Ndryshe, në kuadër të monitorimit të çështjeve që lidhen me planifikimin urban, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe interesin publik, ka pranuar shqetësime...

Lajmet e Fundit